Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firmës sime dhe vinte në shtëpinë time, ndërsa tani më quan vrasës

23:54 | 17 Nëntor 2024
E.G

Ish-Presidenti i vendit, Behgjet Pacolli ka reaguar pas akuzave të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci për përfshirje në vrasje.

Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli ndau një fotografi të ministrit Peci i cili mbante veshur bluzën e firmës së Pacollit, shkruan Arbresh.info.

“E kuptoni tani korrektësinë dhe sinqeritetin ose kontraverzitetin e këtyre “ministrave”? Ky është një shembull praktik: dikur mbante bluzën me emrin e firmës sime dhe vinte në shtëpinë time, ndërsa tani më quan vrasës.”, ka shkruar ai.

“Si mund të kuptohet kjo punë?”, shtoi mes të tjerash ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme