Google ADS

Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodër: Shembulli i tyre forcoftë çdo të krishterë

23:25 | 17 Nëntor 2024
E.G

Papa Françesku, në fjalën e tij gjatë Lutjes Engjëlli i Zotit në Vatikan, ka komentuar edhe për lumturimin e dy martirëve në Shkodër, Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigj Paliq.

Papa, në fjalën e tij, u shpreh se shembulli i këtyre martirëve, duhet të forcojë çdo krishter që persekutohet për fenë.

“Të dashur vëllezër dhe motra! Dje në Shkodër janë shpallur të lumturuar dy martirë Luigi Palia, meshtar i Urdhrit të Fretërve Minore dhe Dom Gjon Gazulli, meshatar dioqezan. Viktima të persekutimit fetar të shekullit të XX. Shembulli i këtyre martirëve forcoftë çdo të krishterë që në kohën e sotme janë të persekutuar për fenë”, theksoi Papa.

Lumturimi

E shtuna e 16 nëntorit ishte një ditë historike për Kishën Katolike Shqiptare dhe besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe Kosovë, pasi dy klerikët, Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq, u shpallen martirë.

At Luigj Palaj, Paliq prift shqiptar nga Janjeva e Kosovës i vrarë nga ushtarët malazez dhe Don Gjon Gazulli, i varur në Shkodër, njëri françeskan dhe tjetri dioqezian, u shpallën martirë duke e çuar në 40 numrin e martirëve shqiptarë.

Mesha e Shenjtë u mbajt nën drejtimin e të dërguarit të posaçëm të Papa Franceskut, eminenca e tij Prefekti i Dikasterit vatikanas për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Marcello Semeraro

Meshën për lumnimin e dy martirëve, njëri françeskan dhe tjetri dioqezian e udhëhoqi i deleguari i Papa Françeskut eminenca e tij Prefekti i Dikasterit vatikanas për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Marcello Semeraro.

Arqipeshkëvi i Shkodrës, monsinjor Angelo Massafra në meshën e lumnimit të dy martirëve tha se Luigji Paliq dhe Gjon Gazulli dhanë jetën për fe e atdhe.

Nga ana tjetër, Kardinali shqiptar i Nderit i Vatikanit, Ernest Troshani dhe arqipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, u shprehën se shpallja të lumë e dy martirëve është një nder.

Të pranishëm ishin edhe qindra besimtarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Kroacia, drejtues të politikës në Shqipëri dhe përfaqësues të trupave diplomatike të Rajonit. Ndërkohë, me qindra besimtarë të tjerë qëndruan në mjediset e jashtme të Katedrales duke ndjekur meshën e shenjtë.

/rtsh.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme