Përderisa disa lagjeve u mungon ngrohja qendrore, disa qytetarë që kanë ngrohje qendrore, tashmë po faturohen përmes matësve të temperaturës.
Matësit mundësojnë kontrollimin e temperaturës dhe, përmes tij, qytetarët paguajnë aq sa shpenzojnë e jo me metër katror.
E një nga qytetarët të cilit fatura i erdhi aq sa shpenzoi, e jo me metër katror sa kishte, është edhe Vjosa Durmishi.
“Unë kam të instaluar pajisjen e matësit, kam pranu faturën dhe jam e lumtur që tashmë nuk paguaj për metër katror por aq sa shpenzoi”, ka thënë Durmishi.
Ndërkaq të tjerë ankohen se matësit për ngrohje, nuk po funksionojnë siç duhet.
“Ne disa po funksionon kurse në disa radiator jo, ndoshta duhet dikush nga “Termokos” të vjen e të shikon”, ka thënë qytetari Ismet Husaj.
Ata të cilët nuk e kanë të vendosur pajisjen, kërkuan zgjerimin e projektit për matësit për ngrohje.
Për këtë, ndërmarrja publike “Termokos” ka thënë se procesi ka përfunduar te të gjitha ato banesat, ku konsumatorët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të hapur dyert e banesave dhe për të pranuar instalimin e këtyre pajisjeve.
Me projektin “Prishtina Heat Save” kanë qenë të planifikuara dhe të siguruara nga donacioni i Qeverisë amerikane, pajisjet matëse për 17.500 konsumatorë. Pjesa e mbetur e konsumatorëve pa këto pajisje, do të përfshihet sapo të sigurohen mjetet e nevojshme që do të mundësojnë përfshirjen e gjithë konsumatorëve në këtë projekt./RTK
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...