Policia e Kosovës ka njoftuar se sot qytetari F.Rrahimi nga Podujeva, në afërsi të një pikë karburanti në Han të Elezit ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato menjëherë i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Han të Elezit.
Në njoftim kërkohet që pronari/ja e vërtetë e parave të humbura të paraqitet në stacionin e policisë në Han të Elezit, nga e hëna deri të premtën, prej orës 08:00-16:00 dhe ti tërheqë paratë e humbura, shkruan Arbresh.info.
“Me datën 17.11.2024 rreth orës 16:15, qytetari F.Rrahimi i moshës 41 vjeçar nga Podujeva, në afërsi të një pikë karburanti në Han të Elezit ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato menjëherë i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Han të Elezit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Lusim pronarin/en e vërtetë të parave të humbura të paraqitet në stacionin e policisë në Han të Elezit, nga e hëna deri të premtën, prej orës 08:00-16:00 dhe ti tërheqë paratë e humbura.”, thuhet tutje.
Komunikata thekson se me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin F.Rrahimi për gjestin e tij human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave të gjetura, në stacionin e policisë./Arbresh.info/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...