Google ADS

Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilian

15:59 | 17 Nëntor 2024
E.G

Real Madridi ka shpenzuar 47.5 milionë euro për transferimin e sulmuesit brazilian Endrick në afatin kalimtar veror.

Por fillimi i karrierës te klubi mbretëror për yllin e ri brazilian nuk ka qenë më i miri, pasi hapësirat kanë qenë të limituara.

18-vjeçari deri më tani ka luajtur në vetëm 10 ndeshje duke shënuar dy gola e duke asistuar në një tjetër, por në total ka zhvilluar vetëm 122 minuta.

Carlo Ancelotti nuk po e preferon shumë lojtarit dhe te Reali janë duke menduar për huazimin e tij në afatin kalimtar të janarit që lojtari të ketë më shumë minuta.

 

Megjithatë madrilenët janë të gatshëm ta dërgojnë në huazim për një vit e gjysmë talentin brazilian dhe tanimë disa skuadra kanë shprehur interesim për të.

 

Të ngjashme