Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme

14:59 | 17 Nëntor 2024
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti për pesë ditët e ardhshme do të jetë kryesisht i vranët dhe me diell.

Sipas IHMK-së, parashihet të ketë edhe ulje të temperaturave si dhe mjegull e ngrica, shkruan Arbresh.info.

Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet minus 4 deri në 6 gradë celsius ndërsa maksimalja pritet të lëvizë nga 9 deri në 15 gradë celsius.

Parashikimi i motit nga e hëna në të premten (18-22 nëntor 2024):

E hënë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Nëpër ultësira parashihet mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E martë- Mot i vranët dhe me intervale me diell dhe vende -vende me mjegull.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

E merkurë- Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

E enjte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E premte- Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit të mesëm deri të lartë. Në viset e larta parashihen reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindjes.

Vikendi parashihet me ulje të përkohshme të temperaturave dhe me ngrica./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme