Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë në Gjermani.
Haradinaj në ditën e dytë të vizitës në Gjermani, është mirëpritur në familjen Balaj, familje e suksesshme afariste në Gjermani, transmeton Arbresh.info.
“Në ndërmarrjen e familjes Balaj, pashë shembullin e përkushtimit dhe punës së palodhur që ka krijuar dhjetëra vende pune për bashkëqytetarët tanë. Kjo është dëshmia e qartë se si vullneti dhe përkushtimi shndërrohen në sukses të prekshëm”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se diaspora jonë meriton mbështetje të plotë institucionale për ta sjellë përvojen dhe investimet e tyre në Kosovë.
“Mërgata jonë është thesar i talentit dhe ndërmarrësisë. Në çdo cep të botës, bashkëkombësit tanë po dëshmojnë aftësitë e jashtëzakonshme, duke ngritur biznese të suksesshme dhe duke hapur vende pune. Këta njerëz meritojnë mbështetjen e plotë institucionale për të sjellë përvojën dhe investimet e tyre në Kosovë”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...