Një pjesëtar i policisë së Kosovës dhe një person tjetër janë arrestuar të shtunën në Ranillukë pasi që dyshohet se janë përfshirë në një rrahje, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, të dyshuarit kanë kërkuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve trupore të marra ndërsa më pas janë dërguar në mbajtje, shkruan Arbresh.info
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.
“Ranillukë /16.11.2024-02:20. Pas marrjes së një informate se dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor si pasojë e një rrahje, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë kuptuar se të involvuarit në këtë rast ishin dy të dyshuarit meshkuj/k, (njëri nga ta pjesëtarë i PK-së), ku që të dy kishin lëndime trupore, për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësorë. Lidhur me rastin është njoftuar IPK-ja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...