Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ishin sonte në Pejë.
Lidhur me këtë, Kurti thotë se me Krasniqin në krye të Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës, kanë qeverisur në këtë mandat, duke garantuar që komuniteti egjiptian të jetë i përfaqësuar në institucione dhe në role vendimmarrëse duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në progresin dhe zhvillimin e vendit.
“Për komunitetet joshumicë kemi ndarë grante për fermerë, zbatuar projekte që kanë rritur punësimin, kemi rindërtuar e rinovuar shtëpi, kemi ndarë mjete për arsim, subvencionuar energjinë, përkrahur të rinjtë, mbështetur familjet, investuar në infrastrukturë e kulturë, për ta bërë ndryshimin e prekshëm në çdo sferë të jetës e për çdo qytetar pa dallim”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Me IRDK-në dhe me Kryetarin Krasniqi, bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyer dhe angazhimi i frytshëm e rezultativ në shërbim të qytetarëve dhe posaçërisht komunitetit egjiptian. Vazhdojmë drejt punëve të mbara e sukseseve të përbashkëta”.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës