Jasir Asani po kalon një periudhë të mirë me skuadrën e tij në Korenë e Jugut.
Sulmuesi i krahut ka shënuar shumë gola në kampionat dhe Champions League e Azisë. Kjo e ndihmon të jetë gati qind për qind për Kombëtaren para një ndeshje tepër të rëndësishme si ajo ndaj Çekisë në Ligën e Kombeve.
“Po kaloj një formë shumë të mirë tek ekipi, çdo stërvitje, çdo ndeshje po bëj maksimumin që të jemi në formë më të mirë për Kombëtaren. Nuk ka rëndësi kush shënon unë, sulmuesët e tjerë, apo mesfushorët, por të shënojmë dhe të marrim 3 pikët”, tha ai për TV Klan.
Këtë edicion në Ligën e Kombeve ka një gol./Arbresh.info
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës