Pas arrestimit dhe caktimit të masës së paraburgimit për Marko Dantiqin, të dyshuar për sulmin e ndodhur ndaj KFOR-it në 2023-ën në Zveçan, tha se “nuk do të ndalemi në asnjë moment”, zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut Veton Elshani.
“Ne nuk do të ndalemi në asnjë moment, për neve është me rëndësi që të kemi prova dhe fakte të mjaftueshme për një person që ai të arrestohet”, u shpreh ai.
Elshani tutje tha se kanë edhe shumë raste të tjera të rëndësishëm përpos atij të lartcekurit.
“Ne kemi shumë arrestime të tjera, dhe raste të ndjeshme të cilat ndodhin në veri të vendit, dhe që janë po aq të rëndësishme sa edhe ky sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it”, tha ai për Klan Kosova.
Ai mes tjerash theksoi se nuk ka vend në veri të vendit që policia nuk ka qasje në të.
“Çka është shumë me rëndësi, është se ne nuk ka vend në veri të vendit, ku ne nuk ndërhyjmë, ku ne nuk kemi qasje. Kjo është me rëndësi për hetim kualitativ të rastit, dhe për një zhvillim kualitativ të jetës në veri të vendit”.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj serbit, Marko Dantiq, i cili u arrestua për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan në maj të vitit 2023.
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri