Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova

18:53 | 16 Nëntor 2024
D.H

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka qenë protagonisti kryesor i ndeshjes së mbrëmshme në Bukuresht.

Menjëherë pas thirrjeve të tifozëve rumun “Serbia, Serbia”, ai ka tërhequr bashkëlojtarët nga fusha, për të mos u kthyer më.

Teksa gjatë ditës së sotme përmes një postimi në rrjetin social, Instagram ai ka postuar një fotografi të kombëtares.

“Ne jemi Kosova”, ka shkruar shkurtimisht ai.

Kujtojmë se ndeshja e mbrëmshme ndaj Kosovës dhe Rumanisë u ndërpre në minutat shtesë dhe tashmë vendimin për rezultatin final të ndeshjes do ta marrë UEFA./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme