Google ADS

Ligji për Çmimet Tavan në Kushtetuese, LVV: Po të mos e bllokonte opozita ligjin, qytetarët do të paguanin më lirë

17:16 | 16 Nëntor 2024
E.K

Lëvizja Vetëvendosje, në një postim në Facebook, ka përkujtuar ligjin për çmimet tavan në produktet bazë, i cili u miratua në tetor të vitit 2022, por u shpall i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese një vit më pas.

Në postimin e saj, Vetëvendosje thekson se nëse ligji nuk do të dërgohej nga opozita dhe nuk do të bllokohej nga Gjykata Kushtetuese, sot qytetarët do të paguanin shumë më pak për produktet esenciale.

Partia në pushtet ka akuzuar opozitën se ka dërguar ligjin për çmimet tavan në Gjykatën Kushtetuese, duke bllokuar kështu masat që do të mundësonin çmime më të ulëta për produktet bazë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme