Google ADS

Certifikohen 29 zyrtarë policorë për trajnerë të imunitetit diplomatik

15:51 | 16 Nëntor 2024
E.K

Policia e Kosovës ka përfunduar me sukses një trajnim të specializuar për trajnerët e imunitetit diplomatik, me qëllim përditësimin e aftësive dhe njohurive të zyrtarëve të saj për menaxhimin e çështjeve që lidhen me imunitetin diplomatik dhe mbrojtjen e diplomacisë në Kosovë.

Në këtë trajnim, që përfshiu 29 zyrtarë policorë nga departamentet, divizionet, drejtoritë dhe sektorët e ndryshëm të Policisë së Kosovës, u ofruan njohuri të avancuara dhe materiale praktike për trajtimin e situatave që mund të lidhen me imunitetin diplomatik.

Trajnimi u udhëhoq nga profesionistë të fushës dhe me përvojë, të cilët ofruan njohuri të thelluara dhe materiale praktike për trajtimin e situatave që lidhen me imunitetin diplomatik.

Në fund të trajnimit, të certifikuarit do të vazhdojnë të ofrojnë trajnime dhe interpretim të materies për çështjet e imunitetit diplomatik në të gjitha nivelet e Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme