Google ADS

30 ditë paraburgim për Marko Daniqin, i akuzuar për sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan

15:06 | 16 Nëntor 2024
E.K

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar sot 30 ditë paraburgim për Marko Daniqin, i akuzuar për pjesëmarrje në sulmet ndaj trupave të KFOR-it në Zveçan gjatë vitit të kaluar.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar për Arbresh.info se paraburgimi është vendosur nga gjykata.

Marko Daniq, i cili akuzohet për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, u dërgua në Gjykatën Themelore të shtunën, pas arrestimit të tij një ditë më parë për ngjarjet që ndodhën në maj të vitit 2023./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme