Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu tha sot se në përmbushje të detyrimeve ndaj NATO-s, Shqipëria është i angazhuar për të forcuar sigurinë detare përmes operacioneve të ndalimit detar dhe kërkim-shpëtimit.
“Sar Response 2024″ dhe “Flotex 2024″ janë stërvitje të përvitshme që shërbejnë për të rritur bashkëpunimin dhe gatishmërinë e Forcës Detare/Rojës Bregdetare në misionet detare. Përmes tyre, testohen aftësitë dhe kapacitetet për përballimin e sfidave në sigurinë detare, duke përfshirë operacionet e ndalimit detar dhe kërkim-shpëtimit (SAR)”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Sipas tij, këto trajnime janë një hap i rëndësishëm për të forcuar ndërveprueshmërinë mes flotiljeve tona dhe për të garantuar sigurinë e lartë në Adriatik, Jon dhe Mesdhe. Forca Detare/Roja Bregdetare vazhdon angazhimin për mbrojtjen dhe sigurinë e ujërave tona, duke kontribuar në përmbushjen e detyrimeve në kuadër të NATO-s.
Irani mohon që i dërguari i tij në OKB është takuar me Elon ...
E ardhmja dhe sfidat e kombëtares kosovare nën udhëheqjen e ...
Shtohen aksidentet në Shqipëri
Zelensky: Putin nuk është i interesuar për negociata
Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i d...
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...