Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan t’u kthyer në fushë

23:45 | 15 Nëntor 2024
D.H

Gjyqtar kryesor u jep ultimatum futbollistëve dardan

Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë është ndëprerë tashmë për më shumë se gjysmë ore.

Futbollistët janë larguar nga fusha pas thirrjeve të tifozëve “Serbi Serbi”, shkruan Arbersh.info.

Sipas informacioneve të fundit nga gazetari Arlind Sadiku i cili është në Bukuresht, ka thënë se gjyqtari u ka dhënë një ultimatum futbollistëve të Kosovës.

“Gjyqtari kryesor sapo ka hyrë tek dhoma e lojtarëve të Kosovës, ka një mesazh: Nëse brenda 10 minutave nuk kthehen në fushë, do ta përfundojë ndeshjen”, ka shkruar Arlind Sadiku në Facebook.

 

Mbetet të shihet nëse futbollsitët dardan do të rikthehen në fushë dhe cili do të jetë bilanci përfundimtar i kësaj ndeshje.

Kujtojmë se edhe në ndeshjen e fundit në Bukuresht mes këtyre dy kombëtareve ndeshja ishte ndërprerë, mirëpo atëbotë futbollistët ishin kthyer në fushë pas rreth gjysmë ore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme