Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve serbë, pas futjes së flamureve anti-Kosovë në stadium

21:46 | 15 Nëntor 2024
D.H

Zvicra aktualisht është duke luajtur ndeshjen me Serbinë në kuadër të raundit të pestë në Ligën e Kombeve.

Disa tifozë serbë kanë udhëtuar drejt Cyrihut për të përkrahur kombëtaren e tyre, teksa me vete kanë marrë edhe disa flamuj kundër Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Këto përpjekje iu kanë shkuar dëm pasi, me të vendosur flamujt në stadium, autoritetet zvicerane të cilat kanë vepruar me shpejtësi për të shmangur ndonjë tensionim të mundshëm të situatës.

Në këtë ndeshje janë duke përfaqësuar Zvicrën, katër lojtarë me Granit Xhakën në krye si kapiten.

Në bankën rezervë janë edhe Andi Zeqiri, Albian Hajdari dhe Ardon Jashari./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme