Google ADS

Kurti u takua me Alam, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Bankën Botërore

19:33 | 15 Nëntor 2024
R J

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin Rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore të Bankës Botërore, Asad Alam.

Kreu i qeverisë prezantoi arritjet e Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e sundimit të ligjit, dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Bankën Botërore në projekte që synojnë përmirësimin e sektorëve të ndryshëm që rrisin konkurueshmërinë e vendit, njoftojnë nga zyra e kryemisnitrit.

Ndërkaq Alam vlerësoi përparimin e Kosovës dhe rikonfirmoi angazhimin e Bankës Botërore për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të vendit.

Të ngjashme