Ndërmarrja “Trepça” ka larguar nga puna dy punëtorë të saj.
Përmes njoftimeve, “Trepça” bën të ditur se të dy punëtorët kanë kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, njofton Klankosova.tv.
“Me datën 15.11.2024 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.F.G, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti që nga data 30.10.2024 ka munguar në punë. Andaj Komisioni disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:7138 të dt. 15.11.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.F.G”.
“Me datën 15.11.2024 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.F.L, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti që nga data 4.10.2024 ka munguar në punë . Andaj Komisioni disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:7139 të dt. 15.11.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.F.L”, thuhet në njoftim.
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...