Celibashi: 1.7 miliardë lekë duhen vetëm për votim elektronik

15:41 | 15 Nëntor 2024
Q L

Buxheti i shtetit parashikon më pak se 3 miliardë lekë për zgjedhjet parlamentare të 2025, shumë kjo që për kryekomisionerin Ilirjan Celibashi është e pakonsiderueshme.

Ai tha në Komisionin e Ligjeve, që 1.7 miliard lekë do të kushtojë vetëm votimi elektronik që do të implementohet në qarkun e Tiranës.

Pamundësinë e shtrirjes së votimit elektronik edhe në katër qarqe të tjera, ia faturoi mos dakordësise së palëve politike dhe kohës së pakët në dispozicion.

Kryekomisioneri hodhi poshtë edhe akuzat e opozitës për mungesë transparencë në votimin elektronik teksa garantoi se mundësia për të lexuar votën është zero.

/abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme