Komuna e Istogut ka vendosur të mos përdorë doracakët “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” në shkollat e saj, vendim ky i cili u bë i ditur nga Drejtori i Arsimit në Istog, Naim Behlulaj, në një deklaratë për Telegrafin.
“Pas rishikimit të doracakëve që i kemi bërë ne si DKA, kemi marrë vendim që në koordinim edhe me drejtorët e shkollave që doracaku të mos jetë funksional në Komunën e Istogut, nuk do të jetë para nxënësve të Komunës së Istogut”, tha Behlulaj.
Vendimi vjen pas shqetësimeve për përmbajtjen e doracakëve, të cilët janë kundërshtuar edhe në disa komuna të tjera, duke përfshirë Deçanin, Prishtinën, Vushtrrinë dhe Vitisë, ku janë cilësuar si të papërshtatshëm dhe të dëmshëm për brezat e rinj. /Telegrafi/
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...