Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, Mike Tyson, e ka goditur me shuplakë kundërshtarin e tij Jake Paul.
Ai këtë e bëri gjatë peshimit të enjten, ndërsa dy boksierët e lartcekur do të hyjnë në ring sonte.
Tysoni, i cili peshonte 103,4 kilogramë, iu afrua Paulit dhe menjëherë e goditi 27-vjeçarin në fytyrë përpara se të dilte nga skena, duke thënë: “Të folurit mbaroi”.
Pauli, premtoi të mposht Tyson, i cili ka një rekord 50-6 me 44 nokaut.
“Ai është i zemëruar, ai është një elf i vogël i zemëruar”, tha Pauli, i cili peshonte 103.05 kilogramë.
“Tani është personale”, shtoi ai.
Ndeshja mes veteranit të sportit dhe të riut ambicioz nis nga ora 20:00, dhe transmetohet nga Netflix.
Para përballjes së Tysonit dhe Paulit, do të ketë edhe duele të tjera, prandaj është e vështirë të përcaktohet fiks koha kur 58-vjeçari dhe 27-vjeçari do të nisin të grushtohen në ring./kk
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...