Google ADS

Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

23:23 | 14 Nëntor 2024
E.H

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se po vazhdon trajnimi i pilotëve të FSK-së nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Në llogarinë e tij në Facebook, Maqedonci ka publikuar një video nga trajnimi i pilotëve teksa ka shtuar se të njëjtit po kryej fluturime stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës me helikopterë “Cougar”.

“Pilotët tanë pasi kanë përfunduar pjesën teorike, të asistuar nga instruktorët e Forcave Ajrore të Shqipërisë po kryejnë fluturimet stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës me helikopterë “Cougar”. Në ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë sonë, roli i Shqipërisë është i pazëvendësueshëm dhe bashkëpunimi ndërmjet nesh është prioritet i yni. Në punë të përbashkëta sukseset gjithnjë janë të garantuara”, ka shkruar Maqedonci./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme