Google ADS

Musliu-Shoshi nesër do të dorëzoj kërkesën në Prokurorinë Speciale për hetimin e zyrtarëve të MPJD-së

22:20 | 14 Nëntor 2024
E.H

Të premten, Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzoj kërkesën për hetim në Prokurorinë Speciale lidhur me menaxhimin e

Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe Zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kështu ka bërë të ditur deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Arbresh.info.

Musliu – Shoshi bëri të ditur se kërkesa për hetim do të dorëzohet në ora 11:00.

“Nesër më 15 nëntor në ora 11:00 do të dorëzojmë kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, lidhur me menaxhimin e Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe Zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, ka shkruar deputetja e PDK-së./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme