Në episodin e parë të emisionit të ri në YouTube të Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma yje”,këngëtari i njohur Ledri Vula bëri disa rrëfime të sinqerta për marrëdhënien e tij me Sara Hoxhën, që nga fillimi i shtatzënisë e deri tek ndarja e tyre.
Ledri foli hapur për lidhjen e tyre, duke treguar për një periudhë delikate në marrëdhënie, kur shtatzënia erdhi papritur – një ditë pasi ata ishin ndarë.
Në bisedën e tij me Arbanën, Ledri pranoi se ai dhe Sara janë dy persona të ndryshëm, dhe ky kontrast i ka bërë të funksionojnë si çift për një kohë të gjatë. Por, kur Arbana e pyeti për arsyet e ndarjes, Ledri u shpreh se nuk është ndalur për ta menduar këtë, dhe as nuk e ndjen të nevojshme ta bëjë.
Gjatë intervistës, këngëtari u pyet nëse e kishte penduar fakti që lidhja e tij me Sarën u bë publike. Ledri pranoi se ishte e vështirë të ruante privatësinë për shkak të karrierës së tij, por shtoi se, po të ishte Sara më private, mund të kishin pasur një shans më të mirë për të qëndruar bashkë.
Arbana: “Të vjen keq?”
Ledri: “Ndoshta po të kishte qenë Sara më pak private, sot mund të kishim qenë bashkë, nuk i dihet. Kur i’a kemi shpjeguar Poit ndarjen, ka qenë pranuese. Ka thënë: ‘Java ime me mamin, java ime me babin’. Më vjen keq vetëm për Poin, për gjë tjetër jo”, u shpreh artisti.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...