Kosova kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Rumanisë

20:08 | 14 Nëntor 2024
D.H

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e saj në stadiumin “Arena National” në Bukuresht, ku nesër mbrëma do të përballet me Rumaninë, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Atmosfera tek Dardanët është shumë e mirë dhe të gjithë lojtarët janë të përqendruar dhe të motivuar për këtë sfidë kyçe.

Në Grupin C2 të Ligës së Kombeve, Rumania kryeson me 12 pikë, ndërsa Kosova e ndjek me 9 pikë.

Për të fituar grupin dhe për të avancuar në Ligën B, Kosovës i nevojitet një fitore më e thellë se 3:0 kundër rumunëve.

Ndeshja vendimtare do të zhvillohet nesër në ora 20:45.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme