Google ADS

Osmani ia përcjell Hovenierit urimet e Kosovës për Trumpin dhe kabinetin e tij

19:31 | 14 Nëntor 2024
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Presidenca njofton se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit, situatën aktuale të sigurisë në vend, forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe ndryshimet në administratën amerikane pas zgjedhjeve të fundit.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen historike bipartizane dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, si dhe nënvizoi angazhimin e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, njofton Presidenca.

Në raport me ndryshimet në administratën amerikane si rezultat i zgjedhjeve të fundit, Osmani përsëriti urimet e Kosovës për presidentin Trump dhe kabinetin e tij.

Osmani theksoi se aleanca e Kosovës me SHBA-të është ekzistenciale, ndaj shfaqi shpresën që edhe me administratën e re do të vazhdojë bashkëpunimi i shkëlqyeshëm dhe se Kosova edhe më tej do të mbetet në fokusin amerikan./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme