Pas Prishtinës, edhe Skenderaj merr vendim për ndalimin e Doracakut “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” në shkolla

19:05 | 14 Nëntor 2024
E.H

Komuna e Skenderajt njofton se Drejtoria e Arsimit në këtë komunë ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” 1-5, 6-9, 10-12, në të gjitha shkollat e Skenderajt.

I njëjti vendim është marr sot edhe nga Komuna e Prishtinës.

“Drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, ka thënë se arsyeja e këtij vendimi, i cili është marrë në mirëkuptim dhe bashkëpunim me mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave, ka të bëjë me degradimin e familjes kosovare nga ana e institucioneve përgjegjëse, dhe si i tillë nuk do të përdoret në asnjë institucion arsimor në komunën e Skenderajt deri në revidimin e tij”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme