Drejtori i policisë dhe zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën dhe sigurinë në vend

18:42 | 14 Nëntor 2024
K.B

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, sot priti në një takim zëvendëskomandantin e KFOR-it, Brigadier General Cahit Irican.

Policia bën të ditut se kanë diskutuar për situatën dhe sigurinë në vend, e po ashtu edhe për bashkëpunimin reciprok dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në Kosovë.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës Kolonel Gazmend HOXHA me bashkëpunëtorë, sot priti në një takim zëvendëskomandantin e KFOR-it Brigadier General Cahit Irican, me të cilin diskutuan për situatën dhe sigurinë në vend, e po ashtu edhe për bashkëpunimin reciprok dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në Kosovë. Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, do të vazhdoi të punoi ngushtë me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtar për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim”, bën të ditur njoftimi i policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme