Kryeministri i vendit, Albin Kurti mirëpriti sot në takim Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen.
Ky ishte takimi i parë njoftues ndërmjet Kurtit dhe Përfaqësuesit Special, Eirik Nestås Mathisen, transmeton Arbresh.info.
Zyra e Kryeministrit njofton se takimi i sotëm njëkohësisht ishte edhe takim lamtumirës me përfaqësuesin e deritanishëm Special të Norvegjisë, Haakon Blankenborg.
Duke shprehur kënaqësinë për takimin me të dy përfaqësuesit, kryeministri vlerësoi marrëdhëniet e ngushta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Norvegjisë dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës.
Gjatë takimit, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, për çështjet rajonale dhe temat me interes të përbashkët.
Kryeministri theksoi se Marrëveshja Tregtare mes Republikës së Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, ku përfshihet Norvegjia, paraqet mundësi të reja për thellimin e marrëdhënieve tregtare dhe raporteve bilaterale.
Kryeministri i ofroi bashkëpunim të ngushtë emisarit të ri, Mathisen, dhe e falënderoi emisarin Blankenborg për angazhimin dhe kontributin e tij të deritanishëm, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme./Arbresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...