Google ADS

Austria merr fitore të rëndësishme ndaj Kazakistanit në Ligën e Kombeve

18:01 | 14 Nëntor 2024
D.H

Austria ka shënuar një fitore të madhe me rezultat 0-2 në udhëtim tek Kazakistani, në kuadër të raundit të pestë në Ligën e Kombeve.

Baumgartner fillimisht në minutën e 15-të, realizoi golin e epërsisë për mysafirët, shkruan Arbresh.info.

Teksa tetë minuta më vonë vendasit mbetën me një lojtar më pak ku me karton të kuq u ndëshkuar, Marochkin, shkruan Arbresh.info.

Dy minuta më pas, austriakët shënuan edhe golin e dytë me anë të Gregoitsch.

Deri në fund më gola nuk pati dhe Austria arkëtoi tre pikë të mëdha, të cilat e bëjnë lider të vetëm me 10 pikë, por me një ndeshje më shumë se Norvegjia dhe Sllovenia, të cilat kanë nga shtatë pikë.

Të përzgjedhurit e Rangnick ndeshjen e fundit e zhvillojnë në shtëpi ndaj Sllovenisë dhe nëse arrijnë fitore sigurojnë pozitën e parë dhe kualifikimin për në Ligën A të Kombeve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme