Google ADS

Hovenieri e quan Gjeneralin Clark simbol të mbështetjes amerikane për popullin e Kosovës

18:02 | 14 Nëntor 2024
E.H

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë është pritur në takim edhe nga ambasadori i SHBA-së në vend, Jeff Hovenier.

Ambasadori Hovenier me anë të një postimi në platformën X, tha se gjenerali i pensionuar ka bërë shumë për të thelluar lidhjet mes SHBA-së dhe Kosovës, transmeton Arbresh.info

“Gjithmonë kënaqësi takimi me Gjeneralin e pensionuar, Wesley Clark, i cili ka bërë aq shumë për të thelluar lidhjet e forta mes ShBA-së dhe Kosovës, dhe vazhdon të jetë një avokues dhe simbol i mbështetjes amerikane për popullin e Kosovës”, shkroi Hovenier.

Ndryshe, Clark është pritur sot në takim edhe nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme