Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim gjatë ditës së sotme Drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg.
Progresi demokratik në sfera të ndryshme të shoqërisë dhe angazhimi për gjithëpërfshirje gjatë ndërtimit të politikave ishin në fokus të bisedimit.
Zyra e Kryeministrit thotë se Kurti vlerësoi kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të Soderberg dhe të NDI-së, në shumë fusha me prioritet duke përfshirë demokratizimin, transparencën dhe llogaridhënien institucionale.
“Ky ishte takimi i tretë për këtë vit në kryeministri ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Drejtores Soderberg, dhe së bashku me komunikimin e vazhdueshëm konfirmojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm, dhe kontributin e përbashkët për zhvillim dhe fuqizim të demokracisë”, njofton ZKM-ja./Arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...