Anëtarë të Partisë Socialdemokrate (PSD) kanë mbajtur sot një aksion simbolik, të cilët kanë një mbishkrim në rrugën Gjilan-Prishtinë.
“Po pritoj me fol për autostradë” është shkrimi që është shkruar nga PSD-ja, bashkë me fotografi të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Ky shkrim i referohet deklaratës së ministrit Aliu për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.
Kreu i PSD-së, Dardan Mulliqaj ka thënë se një rajon i tërë ka mbetur peng i përtesës së Liburn Aliut.
“Thanë që autostrada është thuajse e përfunduar e pastaj që premtimi ishte i gabuar se kryeministri u vu në lajthitje. Sot e asaj dite, plot një mandat dhe autostrada është e papërfunduar, e Anamorava, nëse jo e izoluar, rrezikon jetën në rrugën e vjetër për Prishtinë e pa urë në Badovc. Ministër, ti edhe përton me fol për autostradën, por ne jo. Të vetmit që u vunë në lajthitje janë qytetarët e Gjilanit, Kamenicës e Vitisë, të cilëve nuk prituat t’ua kapni votën me premtime e mashtrime.”, ka shkruar Molliqaj në Facebook./Arbresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...