Kosova nesër luan sfidën e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Rumanisë.
Ndeshja do të luhet në Bukuresht me fillim nga ora 20:45, shkruan Arbresh.info.
Tashmë një ditë përpara ndeshjes, trajneri rumun, Mircea Lucescu ka folur rreth ndeshjes ku u ndal tek lojtari kryesor i Kosovës, Edon Zhegrova.
Lucescu foli edhe për lojtarët tjerë që ai i cilëson si më të rrezikshmit dhe lojtarët e tij duhet të kenë kujdes.
“Zhegrova është lojtar i jashtëzakonshëm, nëse i lejohet të luajë. Ne e mbyllëm mirë në Prishtinë. Në Evropë apo në ligë, ku i lejohet të luajë, ai është vendimtar. Kosova i ka 3-4 lojtarë të rëndësishëm. Rrahmani, Berisha, Muriqi dhe Zhegrova janë më të rëndësishmit”, tha ai.
Kujtojmë se ndeshjen e parë në Prishtinë, Rumania triumfoi me rezultat 3-0./Arbresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...