Gjykata Speciale njofton se pas zgjatjes së afatit për dorëzimin e dosjes së apelit të Mbrojtjes, paneli i Gjykatës së Apelit gjithashtu miratoi, pjesërisht, një kërkesë të ngjashme të ZPS-së dhe të Mbrojtësit të Viktimave, të cilët autorizohen që të dorëzojnë dosjet e tyre të përgjigjeve deri më 17 janar 2025, në rastin e Pjetër Shalës.
Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.
Ndryshe aktgjykimi në rastin Shala u shpall më 16 korrik 2024: Trupi Gjykues e shpalli të akuzuarin fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 18 vjet burgim.
Kurse shqiptimi i urdhrit për zhdëmtimin e viktimave është planifikuar për datën 29 nëntor 2024.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...