Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka uruar Marco Rubion për zgjedhjen si Sekretar i Shtetit të SHBA-së.
Përmes një postimi në platformën X, Hasani përshëndet emërimin e senatorit Rubio dhe shprehet se ky emërim do të sjellë mundësi të reja bashkëpunimi mes dy vendeve.
“Urime për Marco Rubion, për emërimin tuaj si Sekretar i ri i Shtetit të SHBA-së! Mezi presim të forcojmë më tej lidhjet e forta midis SHBA-së dhe Shqipërisë dhe të punojmë së bashku për të promovuar paqen, demokracinë dhe prosperitetin. Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri”, shkruan Hasani në platformën X.
Emërimi i Rubios si Sekretar i Shtetit vjen pas një periudhe të gjatë shërbimi të tij si senator Floridës. Vetë presidenti i sapozgjedhur Donald Trump e cilësoi Rubion një “avokat të fortë nuk do të tërhiqet kurrë para kundërshtarëve”.
/rtsh.al/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...