Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt.
Sipas njoftimit, ato me të cilën diskutuan për marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve, sfidat e sigurisë në rajon dhe rolin mbështetës të Kanadasë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, shkruan Arbresh.info.
Gërvalla shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë për Kosovën dhe përkushtimin për të thelluar marrëdhëniet ndërshtetërore përmes bashkëpunimeve të reja, jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe në ekonomi, arsim dhe teknologji.
“Investimet strategjike dhe projektet e përbashkëta në sektorët ekonomik, kulturor dhe të sigurisë u vlerësuan si mundësi konkrete për të avancuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve, me mërgatën tonë si një garanci për marrëdhënie të fuqishme mes Kosovës dhe Kanadasë.”, thuhet në njoftimin e MPJD-së./Arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...