Google ADS

Vrasja e dy të rinjve në Klinë, policia jep detaje

08:37 | 14 Nëntor 2024
E.K

Një ngjarje tragjike ndodhi të mërkurën në Klinë, ku dy të rinj humbën jetën pas një sulmi me armë zjarri.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, dhe ka konfiskuar armën e zjarrit, një karikator me katër fishekë dhe tri gëzhoja nga vendi i ngjarjes.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet janë në vazhdim. I dyshuari është dërguar në mbajtje pas vendimit të prokurorit.

“Sheshi Mujë Krasniqi, Klinë 13.11.2024-17:17. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Si pasojë, njeri prej tyre ndërron jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e konstaton ekipi mjekësor, ndërsa tjetri dërgohen në Spitalin e Pejës ku për shkak të plagëve të marra ndërron jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, arma e zjarrit me një karikator me katër fishekë dhe tri gëzhoja konfiskohen, ndërsa me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë dërgohen në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme