Gjenerali amerikan Wesley Clark ka theksuar se është krenar që e udhëhoqi fushatën e sulmeve të NATO-s, e cila ka zgjatur 11 javë, për të ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë, që pasoi me çlirimin e Kosovës. Ai ka thënë se Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën.
Clark në intervistë për “ABC News” ka deklaruar se Serbia duhet ta pranojë Kosovën dhe ta vijojë të ardhmen me pranimin e këtij fakti.
“Nuk më pëlqen të shoh tensione. Të gjithë diplomatët kanë thënë se po punojnë por shpresën që të ketë një zgjedhje, por Serbia duhet t’i njohë faktet dhe faktet janë që ka pasur krime, vrasje në Kosovë gjatë qeverisjes së Millosheviqit. Ka pasur spastrim etnik si në Bosnje dhe në Kosovë pasi njerëzit janë sulmuar, vrarë, dhe nuk mund të kthehen dhe të jetojnë në paqe shumë thjesht me njëri-tjetrin. Serbia duhet ta pranojë Kosovën, ta pranojë të ardhmen pa Kosovën. Pse të mos kenë marrëdhënie të mira, turizëm dhe tregti me njëri-tjetrin. Të ndalojnë sulmet, e shkuara ka mbaruar“, ka thënë ai.
Clark u shpreh se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump do të marrë vendime të duhura, në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Nuk kam ndonjë mesazh specifik. Unë jam këtu për të parë zhvillimin ekonomik. Shqipëria po bën shumë mirë me zhvillimin ekonomik, Kosova mund të bëjë më shumë. Të ndihmojnë këto rajone të kenë më shumë prosperitet. Unë mendoj se është një periudhë tranzicioni. Senatori Marco Rubio do bëjë atë që duhet të bëjë. Shumica në zgjedhje, tashmë ai është president i zgjedhur dhe do të marrë vendimet e duhura për këtë rajon”, ka deklaruar Clark./rtk
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...