Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në shtëpi.
”Në zgjedhjet e 9 shkurtit qytetarët e Kosovës nuk kanë me thënë më pe provojmë se i kanë provuar të gjithë, arsyeja pse duhet qytetarët duhet me votu Bedri Hamzën nuk është gara mes Hamzës dhe Kurti, nuk është gara mes VV-së dhe PDK-së, por e kemi një parti shtet formuese dhe një parti shtetshkatërruese”, tha Musliu në rtv21.
Tutje, Musliu ka thënë se Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla është ”për gjynah”.
“Kjo është qesharake, është gjynah, ka ardhë si bijë e Gërvallve dhe ka përfundu si marionet e Albin Kurtit e Dejona Mihali”, tha Musliu.
Këtë Musliu e tha duke komentuar deklaratat e Gërvalles të bëra në Kuvend lidhur me takimet e Kurtit që po i bënë në Diasporë.
Ajo po ashtu tha se Qeveria Kurti është “anti-Drenicë”, pasi që sipas saj Kurti ka bërë diskriminime me komunat që nuk i dhanë mbështetje.
“Albin Kurti shihet publikisht se ka diferencu ato komuna të cilat nuk i kanë dhënë mbeshtetje, sepse ka qenë një goditje e rënë një kryeminister që fiton 51 % mas 4 muajve në zgjedhje lokale me i marrë dy komuna të vogla, ka qenë goditje e rënë nuk ka mujt me marrë vetën ka sharru, me theks të veçantë ka diskriminu Komunen e Skenderajit”, tha Musliu.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...