Google ADS

The Guardian largohet nga platforma X e Elon Musk

22:27 | 13 Nëntor 2024
E.H

Media e shquar britanike The Guardian ka njoftuar se më nuk do të postoj në platformën e rrjetit social X, që është në pronësi të Elon Musk.

E njohur më parë si Twitter, kjo platformë tani është në pronësi të miliarderit amerikan, i cili së fundmi u bë e ditur se do të mbajë një pozitë të rëndësishme në administratën e Donald Trumpit, transmeton Telegrafi.

“Është diçka që e kemi shqyrtuar prej kohësh duke pasur parasysh përmbajtjen shpesh shqetësuar të promovuar ose gjetur në platformë, duke përfshirë teoritë e konspiracionit të ekstremit të djathtë dhe racizmin”, u tha në ueb-faqen e të përditshme me seli në Londër.

“Fushata e zgjedhjeve presidenciale në SHBA shërbeu vetëm për të nënvizuar atë që e kemi shqyrtuar për një kohë të gjatë: se X është një platformë mediatike toksike dhe se pronari i saj, Elon Musk, ka qenë në gjendje të përdorë ndikimin e saj për të formësuar diskursin politik”, u tha ndër tjera nga The Guardian.

Ndryshe mbi 700 mijë përdorues të X po thuhet se po ikin nga kjo platformë për të kaluar në rivalin BlueSky.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme