Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi në qendër të Klinës.
Elezaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë të Klinës, të cilët mbetën të vdekur.
“Me dhimbje e pikëllim të madh kam marrë lajmin për rastin e sotëm, ku mbetën të vdekur Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë. Ky lajm i papritur e i kobshëm tronditi thellë jo vetëm familjen e dy të ndjerëve, por na preku thellë të gjithëve. Në emrin tim dhe të komunës së Klinës i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Shlivova, miqve dhe të gjithë atyre që i kanë njohur Rexhepin dhe Albisonin”, shkroi kryetari në telegramin e tij ngushëllues./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...