Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e tij të re.
“Ai do të jetë një avokat i fortë për kombin tonë, një mik i vërtetë i aleatëve tanë dhe një luftëtar i patrembur që nuk do të tërhiqet kurrë ndaj kundërshtarëve tanë”, shprehej Trump në një deklaratë.
Ligjvënësi konservator Marco Rubio njihet për qëndrimet e tij të forta ndaj Kinës, Kubës dhe Iranin dhe ishte një nga kandidatët që Trumpi po shqyrtonte për postin e nënpresidentit, përpara se të vendoste përfundimisht për senatorin J.D Vance.
Rubio është nënkryetar i Komisionit të Senatit për Zbulimin dhe anëtar i komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.
Ai ka nxitur një qëndrim më të ashpër kundër Kinës duke patur si objektiv aplikacionin e mediave sociale TikTok, kompania mëmë e së cilës është kineze. Ai dhe ligjvënës të tjerë thonë se Pekini mund të sigurojë qasje tek dhënat e përdoruesve sa herë të dojë.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump e bëri njoftimin ndërsa po kthehej në Florida nga Uashingtoni pas takimit me Presidentin Joe Biden./VOA
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...