Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, mirëpriti në takim lamtumirës Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Haakon Blankenborg, i cili shoqërohej dhe nga pasuesi i tij në këtë pozitë, Eirik Nestås Mathisen.
Fillimisht, Bislimi shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe përkrahjen e pareshtur të Norvegjisë ndaj Kosovës, transmeton Arbresh.info.
Më tej, Zyra e Kryeministrit njofton se u bisedua mbi situatën në vend dhe progresin e katër viteve të fundit, ku zëvendëskryeministri theksoi ndër të tjera rritjen ekonomike, rritjen e punësimit me theks tek të rinjtë dhe gratë, mbështetjen për herë të parë përmes shtesave për fëmijë dhe nënat lehona, fillimi i operimit në bilanc pozitiv i ndërmarrjeve publike, apo edhe sundimi i ligjit.
Të arriturat e tjera të cilat ishin fokus i bisedës ishin edhe suksesi me liberalizimin e vizave, puna e zhvilluar në kuadër të Planit të Rritjes apo edhe rankimi i lartë i Kosovës në matjet dhe indekset ndërkombëtare që qëndrojnë si dëshmi e zhvillimit demokratik të vendit.
U vlerësua dhe arritja së fundmi e marrëveshjes për Tregti të Lirë me shtetet anëtare të EFTA-s, ku bën pjesë edhe Norvegjia, duke shtuar kështu mundësitë për shkëmbime dhe bashkëpunim më të madh ekonomik e tregtar mes nesh.
Në këtë drejtim u theksua rëndësia e bashkëpunimit rajonal, krahas thellimit të bashkëpunimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me shtetet e tjera të Evropës./Arbresh.info
Kumbaro ndan pamje nga Kisha e Shën Marisë, u uron përmetarë...
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetar...
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...