Google ADS

Begaj pret Ian Borg: OSBE, kontribut jetik në reformë zgjedhore

13:43 | 13 Nëntor 2024
E.G

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim kryesuesin e OSBE-së, zëvendëskryeministër dhe ministër për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane dhe Tregtinë e Maltës, Ian Borg.

Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi i Shqipërisë me OSBE-në dhe Maltën. Presidenti i Republikës theksoi se OSBE-ja dhe Prezenca e saj në Shqipëri kanë qenë partnerët e besueshëm 27 vjetët e fundit me mbështetjen e reformave të rëndësishme për vendin në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Begaj përcolli vlerësimin për kontributin që OSBE-ja ka dhënë në avancimin e reformës zgjedhore, nëforcimin e shtetit të së drejtës, sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit.

“Shqipëria do të vijojë të mbështesë vlerat e të drejtave të njeriut dhe vlerat e demokracisë”- theksoi Presidenti Begaj.

Në lidhje më marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Maltës, Presidenti Begaj rikonfirmoi vullnetin për të forcuar më tej këtë bashkëpunim përmes rritjes së kontakteve dhe zgjerimit të shkëmbimeve ekonomike, veçanërisht në fushën e turizmit, ndërsa shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e integrimit evropian./rtsh.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme