Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën (11 nëntor) në Ferizaj.
Një burrë ka therur me thikë katër persona, të cilët ishin kalimtarë të rastit, prej tyre dy të mitura.
Rastet e therjes kanë ndodh në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”, në rrethana që ende të panjohura, raporton Arbresh.info.
Tre nga katër personat e therur me thikë në Ferizaj janë dërguar për trajtim në Emergjencën e QKUK-së.
Në ditën e sulmit, Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla kishte njoftuar se një 10-veçare është në gjendje jo të mire dhe i ishte nënshtruar një operimi.
Therja e katër personave në Ferizaj, Aliu: Tronditëse, lutemi për shërimin e tyre
Në të njëjtën ditë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person me iniciale E.S i moshës 59 vjeçare, për të cilin dyshonte se është autori i krimit.
Në media u raportua se personi ishte Ekrem Sadiku, i cili një ditë më vonë rezultoi të jetë personi i gabuar.
Lidhur me rastin për Arbresh.info kanë folur edhe nga policia për të sqaruar “gabimin” e tyre.
Shefi i Sektorit Rajonal të Hetimeve, Majori Muhamet Jahiri tha se personi i arrestuar është liruar dhe hetimet janë duke u zhvilluar drejt personit të dytë.
“Fillimisht reagimet fillestare në grumbullim të hetimeve, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, rasti natyra që ka qenë bukur i rëndë. Policia ka reagu me shpejtësi, bazuar në përshkrimin, shikimit të kamerave, videoincizimeve nga tereni , në orët e mëvonshme është arrestuar personi i dytë. Personi i parë i cili është arrestuar sot është liruar në mëngjes. Kurse hetimet janë duke vazhdu kundrejt personit të dytë.”, tha Jahiri.
Drejtori i Emergjencës: Gjendja e 10-vjeçarës është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë
Lidhur me rastin kanë folur edhe nga Prokuroria e Ferizajt.
Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari tha se i dyshuari kryesor Fadil Islami.
“I arrestuari E.S është liruar, është arrestua i dyshuari kryesor, Fadil Islami. Nuk mundem me të than kurrgjë për momentin për shkak se ende nuk është intervistuar.”, tha ai.
Drejtori i Emergjencës: Gjendja e 10-vjeçarës është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë
Ndërkohë, deri tash është raportuar se gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetë. Për Arbresh.info, drejtori i Klinikës Intensive në QKUK në Prishtinë, Shaqir Uka tha se gjendja e dy nga të plagosurit që ishin në gjendje të rëndë shëndetësore është stabile.
Flasin nga QKUK për gjendjen e dy pacientëve që u therën me thikë në Ferizaj
Sulmi me thikë në Ferizaj ka ngjallur reagime të shumta në vend.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu kanë reaguar rreth këtij rasti.
Po ashtu, rrjeti i OJQ-ve AVONET ka thënë se kjo ngjarje është tejet alarmante për sigurinë publike dhe sipas tyre, përbën një sinjal të qartë për pasigurinë publike me të cilën përballen qytetarët e Komunës së Ferizajt.
AVONET shprehu solidaritetin e saj të plotë dhe lutet për shërimin e shpejtë të t’ lënduarve./Arbresh.info/
Nis votimi i 128 amendamenteve, opozita lëshon sallën
Akuzohet për krime lufte në Gaza/ Lëshohet urdhër arrest për...
Pos Kosovës, edhe Suedia do ta apelojë vendimin e UEFA-s për...
Haxhiu: Gjykata Kushtetuese qëllimshëm po e pengon reformën ...
Nëna e 14-vjeçarit të vrarë në Tiranë: Martini ishte i mbush...
Pasivizimi i adresave, BE: Kemi parasysh shqetësimet e shqip...