Kryediplomati i Iranit tha se kanalet e komunikimit me Shtetet e Bashkuara janë ende të hapura.
Këtë deklaratë Abbas Araghchi e bëri një javë pasi republikani, Donald Trump, fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.
“Kanalet e komunikimit mes nesh dhe amerikanëve ende ekzistojnë”, tha ai, pas takimit javor të Qeverisë iraniane.
“Ne kemi dallime me amerikanët, që nganjëherë janë shumë thelbësore dhe nuk mund të zgjidhen, por ne kemi arritur t’i menaxhojmë ato për të ulur kostot e tyre dhe për të ulur tensionet”, shtoi ai.
Muajin e kaluar, Araghchi tha se nuk ka bazë për mbajtjen e bisedimeve indirekte me SHBA-në për çështjet bërthamore.
“Nuk shohim se ka ndonjë bazë për bisedime të tilla, derisa ta kalojmë krizën aktuale”, tha Araghchi më 14 tetor gjatë një vizite në Oman.
Omani për një kohë të gjatë ka ndërmjetësuar mes Iranit dhe SHBA-së, që shkëputën raportet pas revolucionit islamik të vitit 1979, që rrëzoi nga pushteti shahun e mbështetur nga Perëndimi, Mohammed Reza Pahlavi.
Këto deklarata të kryediplomatit iranian u përsëritën të martën edhe nga presidenti i vendit.
“Sa i përket Amerikës, na pëlqeu ose jo, ne dikur do të përballemi me këtë shtet në skenën rajonale dhe ndërkombëtare dhe është më mirë që ta menaxhojmë vetë këtë çështje”, tha presidenti Masoud Pezeshkian.
Irani, subjekt i sanksioneve të ashpra ndërkombëtare, më 2015 kishte arritur një marrëveshje me fuqitë botërore, përfshirë SHBA-në, për të frenuar programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes graduale të sanksioneve.
Por, pakti u zhbë tre vjet më vonë, pasi Trumpi tërhoqi shtetin e tij nga marrëveshja dhe rivendosi sanksionet ndaj Teheranit.
Më 13 nëntor, në Teheran do të qëndrojë shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, i cili do të zhvillojë bisedime me zyrtarët e lartë iranianë lidhur me programin bërthamor të Teheranit.
“Ka probleme dhe mospajtime se si duhet të bashkëpunojmë” me agjencinë, tha Araghchi.
Ai shtoi se shpreson se gjatë kësaj vizite të Grossit, të dyja palët “mund të arrijnë marrëveshje sa i përket disa dallimeve që janë dhe si të bashkëpunohet në të ardhmen”./rel
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...