Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, priti sot kryetarin e radhës së OSBE, Ian Borg, njëherësh zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Maltës, ku u diskutua mbi stabilitetin politik në rajon.
Në fjalën e tij Hasani tha se u shpreh edhe mbështetja ndaj Ukrainës nga palët, kurse objektiv janë përmbushja e misioneve të organizatës.
“Malta punë të shkëlqyer në krye të OSBE. Konsensus për çështjet jetike për funksionimin e duhur të OSBE-së. Përgëzojmë Kryesinë malteze për mbajtjen e Ukrainës në qendër të agjendës së OSBE-së”, tha Hasani mes të tjerash, duke vlerësuar edhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe ndërkombëtar mes palëve.
Ai vuri në dukje se paqja dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit dhe në Evropën Juglindore janë të rëndësishme jo vetëm për Shipërinë por edhe për vetë Evropën.
“Në këshillin e ardhshëm ministror të OBSE-së në Maltë që mbahet në 4-5 dhjetor të këtij viti shohim me përparësi që diskutimet tona të fokusohem në përmbushjen e misionit të organizatës për përmirësimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Prioriteti ynë mbetet ruajtja e marrëdhënieve fqinjësore dhe promovimi i stabilitetit politik dhe zhvillimin ekonomik në rajon. Një Evropë Juglindore e qëndrueshme sjell dobi jo vetëm për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit por për të gjithë Evropën”, tha Hasani.
Ministri i Jashtëm shtoi se Shqipëria mbetet e hapur ndaj marrëdhënieve të mëtejshme, por edhe për diskutimet që i shërbejnë bashkëpunimit dhe rolit për paqe dhe stabilitet në rajon.
“Mirënjohje ndaj Maltës për mbështetjen e dhënë Shqipërisë në axhendën e integrimit në Bashkimin Evropian. Mbështetja e Maltës u konfirmua edhe me hapjen e grup-kapitujve dhe konferencës ndërqeveritare të 15 Tetorit në Luksemburg”, tha Hasani.
Nga ana e tij, zv/kryeministri Borg, kreu i prezencës së OSBE-së, u shpreh se “Shqipërisë nuk do i mungojë mbështetja në forcimin e ligjit dhe goditjes së korrupsionit”.
/rtsh.al/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...